Emigrantët rumunë kthehen në atdhe me protesta kundër qeverisë: Jeni shkaktarët që ikëm

Nuk ndalen.  Mijëra rumunë kanë marrë pjesë sërish në protesta kundër qeverisë në kryeqytetin rumun, Bukuresht, një ditë pas përplasjeve që shkaktuan më shuëm se 400 persona të plagosur.

Por, këtë herë, protesta pranë zyrave të qeverisë ka qenë e zhurmshme por e paqtë.  Protesta të ngjashme janë shënuar dhe në qytete si Cluj, Sibiu, Timisoara dhe Iasi.

Të premten (10 gusht) më shumë se 50  mijë persona dolën në rrugë kundër asaj që ata e përshkruajnë si korrupsion masiv, pagave të ulëta dhe kundër përpjekjeve të partisë në pushtet për të dobësuar sistemin gjyqësor.

Shumë prej demonstruesve janë emigrantë rumunë që janë kthyer nga e gjithë Evropa për të shprehur zemërimin e tyre në qeveri.

Ata udhëheqin tubimet pasi thonë se u detyruan të largohen nga vendi për shkak të korrupsionit

Ileana Anghel me bashkëshortin e saj udhëtuan nga Spanja drejt Roumanisë për të marrë pjesë në demonstrata.

“Ne duam të shohim rrugë moderne dhe shkolla, dhe mbi të gjitha të mos kemi nevojë të paguajmë rryshfet sa në të majtë e sa në të djathtë” i tha ajo AFP

Vlad, 60 vjeç është kthyer nga Nju Jorku ku jeton prej 30 vitesh.

“Korrupsioni dhe përvetësimi, që bën klasa në pushtet, janë ato që më shqetësojnë”, tha Vlad për AFP

Cfare ndodhi te premten?

Disa policë u lënduan të premten ndërsa disa protestues qëlluan me sende të forta ndërsa policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për ti shpërndarë.

Presidenti Klaus Iohannis e quajti reagimin e policisë “të papërshtatshëm”.

Dënoj fuqishëm ndërhyrjen brutale të policisë në trazira” u shpreh ai. Nga ana e saj policia e quajti të drejtë ndërhyrjen.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë duke kundërshtuar përpjekjet e partisë në pushtet, PSD, (Partia social demokrate)  për të dobësuar sistemin gjyqësor.

Dhuna nisi në momentin kur turma u përpoq të hynte në godinën e qeverisë por është zbrapsur nga kordoni policor.

Protestues të tjerë hodhën sende të forta dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.

Sipas Bankës Botërore 3- 5 milionë rumunë jetojnë dhe punojnë jashtë, duke dërguar remitanca në Rumani deri në 5 miliardë dollarë. Rumania është një nga vendet më pak të zhvilluara të Bashkimit Europian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here