Detaje/ Ronaldo transferohet në një spital privat, personeli urdhërohet të…

Legjenda e futbollit botëror Luis Nazario Da Lima, i njohur si Ronaldo, po kalon një problem të rëndë shëndetësor. Mediat britanike shkruajnë se që të premten ai ndodhet në terapi intensive. Në fillim ai është dërguar me urgjencë në spitalin publik të Ibiza-s në Spanjë, ku po kalonte pushimet.

Sipas gazetës Diario de Ibiza, Fenomeni është transferuar më pas në klinikën private të quajtur Clinica Nuestra Senora del Rosario, përpara mesnatës së djeshme.

Burime nga spitali thanë se ai vazhdon të jetë akoma nën terapi intensive për shkak të pneumonisë që i ka prekur mushkëritë.

Nën pretekstin e mbrojtjes së të dhënave personale, stafi i këtij spitali është urdhëruar të mos japë asnjë informacion për gjëndjen e Ronaldos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *