Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër më fshatin Vinjoll të bashkisë Mat një ditë më parë, kanë shkaktuar edhe dëmtimin e disa banesave.
Në terren në zonat e prekura, sot është edhe Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako. Tërmeti qe tronditi sërish Shqipërinë dje pasdite ishte i fortë, me magnitudë 5.1 te shkallës rihter.
Epiqendra ishte 10 km në veri të Burrelit dhe me thellësi 23 km. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë dhe në zonat verilindore. Sizmiologët thonë se kjo ishte lëkundja e 932-të brenda 1 muaji. Sizmiologët e Institutit të Gjeoshkencave në Tiranë thanë se tërmeti u pasua edhe me lëkundje të tjera, ndërsa u ndie edhe në shtetet fqinje.