Apeli: E keni parë këtë vajzë? Lajmëroni menjëherë Policinë

Policia kerkon ndihme per gjetjen e nje vajza e cila ka humbur kontaktet me familjaret ne Pogradec.

“Më datë 12.08.2018, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasi V.F, 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili ka bërë kallëzim se më datë 11.08.2018, rreth orës 15:00, në lagjen nr 1 Pogradec, në zonën e plazhit publik, ku familja e tij po pushonte i është larguar vajza e bashkëshortes së tij shtetasja Florentina Meyer, 12 vjeçe, banuese në Gjermani.

Vajza është e gjatë 155 cm, flokët ngjyrë të çelur, sytë bojëqielli.
Ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin “Adidas”, si edhe një palë pantallona të shkurtra me lara.

Kërkojmë bashkëpunimin nga ana e medias dhe qytetarëve, për gjetjen e saj pasi 12 vjeçarja, zotëron vetëm gjuhën gjermane.

Kushdo që ka informacion të saktë mbi vendndodhjen e kësaj shtetase, është i lutur të telefonojë në numrat 0694110226 dhe 0694110229″, njoftoi Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *