Ekzekutori monstër Ridvan Zykaj në ambientet e policisë krejtësisht i qetë dhe në dukje edhe krenar për masakrën e kryer me vrasjen e 8 kushërinjve të tij, ka gjetur momentin që të bëjë ironi me policët, madje duke i sfiduar.
“Po unë i vrava që të gjithë, por ju më kapët shumë vonë”-mësohet të jetë shprehur autori i krimit. Asnjë pendesë nuk ka shfaqur, ndërsa burimet policore shprehen se nuk ka shenja të dukshme të një personin që mund të ketë problem mendore.
Të gjithë procedurat hetimore tashmë po kryhen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që ndaj tij ka ngritur akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese, të dy ose më shumë personave”.