Në momentin e arrestimnit 24-vjeçari nuk ka bgërë rezitencë pasi ka parë numrin e madh të efektivëve të policisë të cilët e kishin rrethuar.
Pasi i vendosën prangat policia ka këqyrur armën automatic kallshnikov dhe konstatuan se kishte edhe tetë plumba të tjera në armë, ndërsa njëri qëndronte në fole, gati për të qëlluar sërish.
Ai u kap në afërsi të Selenicës, vetëm pak metra larg rrugës kryesore dhe duket se synimi i tij ka qenë të largohet me ndonjë automjet që mund ta rrëmbente nën kërcënimin e armëve.
Pikërisht në momentin kur ka lëvizuar në një fushë disi të hapur është pikasur nga policia dhe pas thirrjes për dorëzim nuk ka bërë rezistencë.