Kristiano Ronaldo ka rrëfyer gjithçka, për emocionet e para që përjetoi, pas transferimit tek Juventusi. Në një rrëfim për kanalin zyrtar të klubit, Juvetus TV, Ronaldo shprehet se e kishte ëndërruar që fëmijë një kalim në Torino.
“Zgjodha të vij të luaj për ngjyrat bardh e zi, jo prej duartrokitjes që më bënë pas golit me rofeshatë në Champions League, por sepse është një nga klubet më të rëndësishme në botë. Që kur kam qenë fëmijë, e njihja këtë ekip dhe shpresoja që një ditë të luaja me të. Dhe unë do ta bëj. Njerëzit e pranishëm në stadium, tifozët, njerëzit në qendrën sportive: të gjithë më mirëpritën shumë mirë dhe kjo më dha më shumë shtysë. Sa gola do të bëj? Unë nuk jam këtu vetëm për qëllime personale, por unë do të jap maksimumin për të ndihmuar Juventusin të fitojë sa më shumë që të jetë e mundur. Ronaldo komenton edhe atë që quhet transferimi i shekullit, duke e rindërtuar hap pas hapi: “Nuk kishte një moment të saktë në të cilin kuptova se do të shkoja në Torino. Në vitet e fundit ne jemi ndeshur me Juventusin në disa raste dhe gjithmonë kam pasur ndjenja të mrekullueshme. Kuptova se zgjedhja ime do të ishte e lehtë, sepse Juventusi është një klub i pabesueshëm.”
Gjithsesi, duartrokitja që i bënë tifozët bardhezi sezonin e kaluar ndaj Realit, mbetet në kujtesën e portugezit: “Diçka si kjo nuk kishte ndodhur kurrë me mua. Kur luani në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Juve, shënoni dhe e shihni se i gjithë stadiumi ju përshëndet, ishte e jashtëzakonshme. Në fillim isha i befasuar. Tani që jam këtu unë do të përpiqem të kënaqem me këtë moment sa më shumë që të jetë e mundur dhe ta bëj Juve më të fortë derisa të luaj në këtë klub. Çfarë do të mendoj kur të shënoj golin e parë? Gjithçka do të ndodhë natyrshëm. Për të qenë i sinqertë, nuk mendoj për këtë. Unë e di se do të arrij gati dhe përgatitur. E njoh mirë Serie A sepse e kam ndjekur atë në TV, por kurrë nuk kam luajtur më parë. Unë shpresoj se mund të përshtatem shpejt. Por unë nuk jam i shqetësuar, e marr atë si një sfidë. Dhe i dua sfidat. Një mesazh për tifozët? Deri në fund, Forca Juventus!”