Me armën pranë vetes, por sapo policia e ka vënë re i kë bërë thirrje të hedhë armën dhe dorëzohet. Monstra i Resulajt, që vrau tetë kushërinjte e tij, mes të cilëve dy fëmijë dhe tre gra, nuk ka bërë asnjë rezistencë.
Ka hedhur armën dhe krejt i qetë priti momentin kur iu vendosën prangat në duar. Asnjë fjalë nuk ka thënë para policisë, ndërsa nga konstatimi i parë efektivët kanë vënë re se nuk dukej aspak në gjendje të dehur, për më shumë që në vendin ku ishte fshehur në dalje të Selenicës, kishte zgjedhur një zonë me shkurre të ulëta dhe barë, aty ku nuk mund t’i shkonte në mendje policisë, pasi ishte terren fushor.
Nuk ka folur asnjë fjalë dhe krejt i qetë ka pranuar arrestimin. Po kështu nuk ka shfaqur shenja pendesë. Për nga mënyra si ka vepruar ekspertët dyshojnë se kemi të bëjmë me një vrasës gjakftohtë.