Arrestohet nga policia autori i masakrës me 8 të vrarë në fshatin Resulaj të Vlorës. Më shumë se 100 punonjës policie ndër ta edhe efektivët RENEA dhe FNSH ishin në terren për të vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 8-fishtë në Resulajt të Selenicës, 24-vjeçarin Ritvan Zykaj.
Ndalimi i tij është kryer dy orë më parë, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. “Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës”- njofton policia.
Autori është shoqëruar në policinë e Vlorës, ndërsa po merret në pyetje për masakrën mdaj kushërinjve të tij. Bilanci është më shumë se tragjik.
VIKTIMAT
1- Demir Zykaj, 75 vjec (Vellai i gjyshit të autorit)
2- Ferie Zykaj, 72 vjece, (Gruaja e Demirit)
3- Besim Zykaj, 42 vjeç (Djali i demirit)
4- Vasilika Zykaj, (Gruaja e Besimit)
5- Sara Zykaj, 17 vjeçe (Vajza e Besimit)
6- Ledjon Zykaj, 9 vjec (Djali i Besimit)
7- Azem Zykaj (Djali i Demirit)
8- Afërdita Zykaj (Gruaja e Azemit