Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar në rrjetet sociale, ngjarjen tronditëse të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Selenicë të Vlorës, e cila ka shokuar mbarë opinionin publik.Manjani është në të njëjtën linjë me ish-deputetin e PS-së, Namik Dokle, i cili propozoi mbledhje urgjente të parlamentit dhe nxjerrjen e një ligji të ri për armëmbajtjen pa leje.
Por Manjani shton, se nuk mjafton vetëm ligji për armëmbajtjen pa leje, pasi në rrugë gjenden të lirë edhe qindra të sëmurët psiqikë, të cilën nuk trajtohen nga mjekët.
‘Jam dakort me Namik Doklen.
Po, duhen mbledhur armët!
Por, bashkë me armët duhen mbledhur edhe të sëmurët psikikë që rrinë rrugëve pa trajtim dhe në përçmim të plotë. Këto janë ‘bombat lëvizëse’ të rendit publik! Arrestimet post mortum nuk mjaftojnë’, shkruan për këtë çështje Ylli Manjani në faqen e tij në Facebook.