Gjyshi i autorit të masakrës së Selenicës ka treguar për mediat momentet e tmerrit nga gjithë ajo që i kanë parë sytë.
“Ishim në drekë, në atë festë, ai piu një birrë dhe një tjetër e mori me vete. Unë u ngrita nga tavolina si plak që jam, u ngrita më shpejt, pas meje u ngrit edhe ky. I thashë ca do bësh, më tha do nxjerr dhentë”- tregon Kujtim Zykaj.
Sipas tij, nuk kishte konflikte me familjarët. “Këtu vija pasdite, vija në mëngjes. Nuk kishte konflikte. Më është vrarë vëllai me djemtë, mbesa e nusja. Nuk kishin konflikte”, thotë ai, ndërsa i qëndron versionit të dalë edhe më parë nga prindërit e autorit, për një akuzë që një nga nuset i ka bërë atij, për vjedhjen e pulave të detit.
Por gjyshi i autorit, dukshëm nën dhimbje dhe tronditje ka rrëfyer momentin e tmerrshëm kur gjeti trupat e pajetë. “Nipin dhe nusen i gjata të vrarë në avlli. Pashë vëllanë dhe kunatën të vrarë. Ulërija më kot, askush nuk më dëgjonte. Erdha tek byrazeri e gjeta përmbys. E rregullova, gjeta dhe gruan i ujdisa. Pastaj gjeta nuset. Të tërë i gjeta përjashta. Pastaj shkoj tek nipolli i vogël. Ajo ishte kujë e zezë”- thotë mes lotesh i moshuari.