Deputetja e PS-se, Elisa Spiropali pas krimit makabër me tetë viktima në Vlorë propozon masa urgjente për të parandaluar ngjarje të tilla me përmasa tragjike. Në një shënim në faqen e saj në Facebook, Spiropali shkruan se duhet “Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore”.
Postimi i Spiropalit
Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore.
Gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet. Jemi pak për të duruar makabritete të tilla. Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe! Zoti u dhëntë forcë familjarëve të mbijetuar!