Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke publikuar një video për ecurine ekonomike në vend, punësimin dhe bizneset e reja që jane hapur.
Por kjo nuk është pritur mirë nga ndjekësit e tij në Facebook.
Ata i kujtojne se sot duhej shpallur zi për 8 viktimat, ndërkohë që dikush tjetër i kujton vrasjet që po shënohen përditë nga veriu në jug të vendit.
“MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë 🌹”– shkruan Rama.
Fill pas këtij posrtimi krejt të pavend, vërshimi i komenteve negative ka qenë mjaft i madh, ku komentuesit i kanë kërkuar që të paktën sot të heshtë për shkak të ngjarjes së rëndë me tetë viktima.