Vrau në vitin 1997 gjatë grabitjes, kapet pas 21 vitesh në arrati (EMRI)

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i cili ishte dënuar me 9 vite burg për vrasje. Bëhet fjalë për Saimir Gegollin 37-vjeç nga Berati i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai u arrestua nga policia greke dhe u ekstradua sot.

Gegolli ka vrarë në vitin 1997 një shtetas me inicialet N.M.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur në 1997:

Në datë 05.07.1997, rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Uznovë, Berat, ky shtetas, i armatosur me armë zjarri pistoletë, së bashku me dy persona të tjerë A.K. dhe S.K., të armatosur me armë zjarri automatike, nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar dhe kanë detyruar të zbresin dhe të shtrihen përtokë të gjithë pasagjerët.

Njeri prej pasagjerëve ka kundërshtuar tu bindet dhe Saimir Gegolli i ka shtënë në kokë me armë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit N.M.

Shtetasi Saimir Gegolli është arrestuar nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *