Vrasja në 2011 dhe lidhjet familjare të Fatbardh Licit me ‘të fortët’ e Shkodrës. Pistat ku po heton policia

SHKODER- Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në Shkodër, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Fatbardh Lici 53-vjec.

Mësohet se ai është njëherësh edhe kunati i Lulzim Kullës, i njohur si një nga të fortët e Shkodrës dhe i arrestuar pak kohë më parë pasi tentoi të arratisej nga Shqipëria. Po ashtu Lici mësohet të jetë xhaxhai i Muhamet Licit të arrestuar gati një vit më parë si pjesë e një bande gjobëvënësish në tregun e qytetit të Shkodrës.

Por pavarësisht lidhjeve të tij familjare me të sipërpërmendurit pista kryesore ku po heton policia është ajo e hakmarrjes.

Fatbardh Lici, dyshohet se në vitin 2012 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje. Ai u vra në hyrje të Rrogozhinës, gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin, dhe teksa kthehej për në institucionin e vuajtjes së dënimit. Ndonëse u shoqërua në komisariat, Lici u la i lirë pë mungesë provash.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vrasja e Licit të ketë lidhje edhe me ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Shkodrës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here