KANADA– Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lindje të Kanadasë, në qytetin Fredericton.
Raportohet për të paktën katër të vdekur nga të shtënat, por ende nuk ka detaje se çfarë ka ndodhur.
Sakaq, policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka rrethuar zonën, dhe u ka bërë apel banorëve që të mos dalin nga banesat.
Një gazetar i New Brunswick, zona ku ndodhi ngjarja ka raportuar se katër të shtëna u dëgjuan në orën 8.20 të orës lokale (12.20 GMT).