Kanë dalë pamjet e para të vendit ku ndodhi masakra, në fshatin Resulaj në Vlorë, ku mbetën të vrarë 8 persona dhe 6 të tjerë janë të plagosur.
Burime bëjnë me dije se 24 vjeçari, Ridvan Zykaj dhe viktimat janë anëtarë të të njëjtit fis, dhe kanë konflikte për pronat.
Ndërkohë në momentin e ngjarjes 24 vjeçari ka hapur zjarr mbi anëtarët e fisit, duke lënë të vdekur në vend 6 persona dhe 8 të tjerë të plagosur, por dy nga të plagosurit kanë humbur jetën në spital, ku pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk kanë mundur të mbijetojnë.
Autori është larguar menjëherë nga vendngjarja. Ndërkohë që policia ka mundur të identifikojë vendin ku ai po qëndron i fshehur.
https://www.dailymotion.com/video/x6rsyya