Pas masakrës tragjike që ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Resulaj të Vlorës, ku mbetën të vrarë 8 persona dhe 6 të tjerë të plagosur, ka ardhur dhe reagimi i ish-deputetit socialist, Namik Dokle.
Me anë të një postimi në Facebook, Dokle e quan tragjike ngjarjen e sotme ndërsa ngre disa pyetje se si dhe jep disa këshilla se çfarë dhe si duhet të veprojë shteti shqiptar që raste të tilla të mos përsëriten më kurrë.
Sipas tij është momenti që të veprohet menjëherë.
Postimi i Dokles
CFARE DUHET BERE PAS MASAKRES TRAGJIKE???
Lajm trondites! Masaker me tete te vrare. Tragjedi e madhe ne familjet e tyre. Dhimbje e pakufi per viktimat.
Cfare duhet bere pas kesaj?
1. Mbledhje e jashtezakonshme e Kuvendit.
2.Ligj i vecante kunder armembajtjes pa leje, me denim fiks, qe te mos mundet asnje gjyqtar ( i “vetinguar” apo i “pavetinguar”) te beje “politike gjyqsore” korruptive.
3. Shperblim per cdo qytetar denoncues te krimit te armembajtjes pa leje.
4.Aksion policor dhe qytetar per dorezimin e armeve pa leje dhe kufizim i atyre me leje.
TE GJITHE BASHKE TE SHPETOJME JETE!