Masakra e Selenicës, viktimat po i nënshtrohen ekspertizës, Policia rrethon edhe spitalin e Vlorës

Kanë mbërritur të gjitha viktimat në morgun e spitalit të Vlorës, ku po i nënshtrohen ekspertizës të mjekëve. Fillimisht, ekspertiza u është bërë dy fëmijëve të familjes Zykaj dhe më pas po i nënshtrohen ekspertizës viktimave të tjera.

Viktimat kanë plagë të shumta nga plumbat e kallashnikovit.

Policia e ka rrethuar spitalin me një perimetër duke mos lejuar afrimin e gazetarëve. Ndërkohë, mbetet ende i pa qartë numri i të plagosur. Por, konfirmohet se dy prej tyre kanë përfunduar në sallën e kirurgjisë të spitalit rajonal të Vlorës.

Policia nuk ka arrestuar ende autorin e ngjarjes.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *