Dalin te tjera detaje nga krimi i rënde i ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër u mbeti i vrarë me armë zjarri Fatbardh Lici, 53 vjeç.
Sipas dëshmitarëve, një person i maskuar zbriti nga makina, iu afruar një metër 53-vjeçarit Fatbardh Lici dhe e qëlloi me armë. Por përpara se ta vriste, autori i kishte thënë vetëm dy fjalë: “Të fala”… Më pas, vrasësi zbrazi 15 plumba me një armë automatike të llojit “Scorpion”, dhjetë plumba prej të cilës e kapën 53-vjeçarin në trup, duke i shkaktuar vdekjen e menjhershme.
Ai po pinte kafen e mëngjesit në një lokal në lagjen Kiras. Viktima është vëllai i Mustafa Licit anëtar në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, si dhe kunati i Lulzim Kullës, nderkohe qe shtatë vite më parë, Fatbardh Lici është akuzuar si autor i vrasjes së Astrit Kurmemajt.