VIDEO/Në pikun e sezonit bregdeti në Durrës ndotet nga ujërat e zeza. Denoncimi te Berisha

Në kulmin e sezonit turistik, qytetarë të cilët kanë zgjedhur të pushojnë në plazhin e Durrësit kanë denoncuar me video ndotjen e bregdetit nga ujërat e zeza. Ish-kryeministri Berisha ka publikuar në Facebook, një video të mbërritur në adresë të tij, ku duket se si bregdeti ndotet nga shkarkimi i ujërave të zeza në det. ‘ Një mirëmëngjes për Noriegën nga turizmi me fekale i Gjushit!’ shkruan Berisha bashkëngjitur videos.

Postimi i plotë: 
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

“Doktor pershendetje ,po te nise nje video nga Durrsi ku shihet qart se si derdhen fekalet ne mes te dites prej tre ditesh nga bisnese aty prane,kane tre dite qe vetem shkarkojne depozitat,ne vend qe te therrasin autobotin,por ai duhet paguar dhe ata i derdhin ne Dete,vinte nje ere aq e keqe sikur ishe brenda ne ndonje depozite fekalesh,aty laheshin Familjare me femije te vegjel ku fusnin kokat ne uje dhe e keni parasysh vete se si luajne femijet ne Dete. Nga sote dhe 2 dite me pare vetem shkarkojne fekale nate dhe dite,pa ju trembur syri farenga shteti i pisave dhe Gjush hajdutit,qe ja moren mendjen popullit me reklama e pallavra interneti. Te lutem Doktor ta publikoni se akoma tani pislliku eshte sheshit drejt e ne Dete. Flm dhe ju uroj gjithe te mirat.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *