U vra bashkë me nënën nga babai, shkrimi emocionues i shkollës ku studionte 9-vjeçarja

Një dedikim prekës kushtuar 9-vjeçares nga Gjakova që u vra bashkë me nënën nga dora gjakatare e babait të saj.

Shkolla fillore “Rilindja” në Dobrigje ka shkruar një mesazh lamtumirës për vogëlushen, bashkë me nënën e saj, Valbona Ndrecaj. Për krimin në fjalë u arrestua Pjetër Ndrecaj. Në njoftimin e shkollës thuhet se akoma nuk mund ta besojnë se nxënësja humbi jetën nga një vrasje makabre.

Shkrimi i plotë në faqen e shkollës “Rilindja”

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për tragjedinë që i ndodhi nxënëses së shkollës tonë me inicialet K.N. Ajo ishte një vajzë plot jetë dhe shpresë, dhe lajmi për vdekjen makabre të saj na tronditi të gjithëve. Ne nuk mund ta besojmë se nuk do të jetë më në mesin tonë fizikisht, ngase në mendjet dhe zemrat tona do të jetoj gjithmonë. Fëmijët janë pasuria më e madhe e familjes dhe shoqërisë, dhe humbja e tyre është humbja më e dhimbshme nga të gjitha humbjet.
K.N u prehsh në paqe engjëll i vogël, kujtimi për ty do të jetoj gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *