Kukësi është shpartalluar në Gjeorgji me rezultatin 5-2 nga Torpedo në ndeshjen e vlefshme për raundin e tretë të Europa League.
Ndeshja nisi shumë keq për djemt e Cungut ku u ndëshkuan që në minutën e dytë të takimit.
Në minutën e 15 vendasit dyfishojnë rezultatin.
Pas 7 minutash vjen përgjigjia e Kukësit ku Harba shënon një super gol.
Kur u duk se Kukësi po merrte veten vijnë edhe dy gola të shpejtë nga vendasit në minutën e 28 dhe 31.
Ndeshja do të vazhdonte më këtë rezultat deri në minutën e 86 ku vendasit do të shënonin edhe golin e pestë, një minut më pas Sebino Plaku vulos takimin 5-2, nga pika e penalltisë.
Verilindorët i pret një ndeshje shumë e vështirë në shqipëri ku duhet të fitojnë me të paktën tri gola diferencë për të kaluar në @Play Off’