Spitali i Lezhës përgënjeshtron Policinë

Spitali i Lezhës ka hedhur poshtë pretendimet e Policisë Vendore, për vdekjen e shtetasit kosovar Enver Jaxhi.

Disa orë më parë, policia bëri të ditur se një 62-vjeçar ka ndërruar jetë, sot në spitalin e Lezhës. Sipas Policisë, ai u dërgua për ndihmë, pasi u rrezikua të mbytej te “Rana e Hedhun”. Pasi është nxjerrë nga uji, ai është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas  ka ndërruar jetë, ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Por këtë pretendim të Policisë e përgënjeshtron spitali Rajonal i Lezhës,

Spitali i Lezhës thotë se 62 vjeçari ka mbërritur i vdekur në pavijonin e tyre të urgjencës. Sipas Spitalit këtë e dëshmon edhe kartela klinike e tij

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak i Policisë

Më datë 09. 08. 2018, rreth orës 13:25, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin, është rrezikuar të mbytet në det shtetasi E. J. 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili pasi është nxjerrë nga uji, është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas  ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *