Qytetarë nuk përballojnë dot dentistin/ Ish-ministri: Rëndësi ka që Rama i ka në rregull dhëmbët…

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka komentuar sondazhin e Komisionit Europian, ku përveç arsimit, shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk përballojnë dot shpenzimet e dentistit.

Sipas Vasilit, Shqipëria është në vendin e fundit në Ballkan.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

77% e shqiptareve nuk e përballojnë dot dentistin, por kryeministri po dhe kjo ka rëndësi.

Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, 77% e të anketuarve shqiptarë u përgjigjen se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar.

Kjo është shifra absolutisht me negative në Europë.

Të gjitha vendet e Ballkanit e kanë më të ulët se sa Shqipëria, pra Shqipëria është më keq se të gjithë.

Këtë studim nuk e ka bërë opozita shqiptare, por Komisioni Europian.

Shëndeti i shqiptareve është i rrezikuar pasi qindra komplikacione shëndetësore shkaktarë të sëmundjeve të rënda lidhen drejtpërsëdrejti me stomatologjinë.

Kuptohet që shkollëpakti nuk merr vesh nga këto gjera.

Por rëndësi ka që kryeministri i ka fort në rregull dhëmbët e tij dhe ka boll para’ për t’i mirëmbajtur ato brenda dhe sidomos jashtë vendit.

Edhe në shpenzimet për Arsimin siç referon Forumi i Ballkanit, Shqipëria është absolutisht e fundit në Ballkan me 3.1 %,kur Kosova e ka 4.6 % dhe Mali i Zi 4.5 %.

Një pyetje për ta mbyllur:

A do të arrijë ndonjë tregues për të qenë ky kryeministër, se për të gjithë treguesit jemi në fund të Ballkanit se më gjerë nuk po kërkojmë?

Sepse kështu si e ka zënë ky kryeministër do ta përfundojë qeverisjen siç thotë populli: ‘ashtu hyri ashtu doli kastravec’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *