Publikohen për herë të parë pamjet e aksidentit me dy të vdekur në Kamëz

Janë publikuar për herë të parë nga Report TV pamjet e aksidentit tragjik të së mërkurës, ku mbetën të vdekur një vajze e mitur, 8-vjeçarja Esmeralda Ndreu si dhe një person me biçikletë, identifikuar si Ramazan Isha.

Siç e shihni në videon, fillimisht makina e cila ishte ne drejtimin e Rezina Kolecit, ka goditur çiklistin teksa ora shënon 08:40 minuta dhe para makinës së drejtuar nga Koleci është një tjetër automjet “Mercedes Benz”.

Çiklisti është mes dy automjeteve dhe merret para nga makina e drejtuar nga 38-vjeçarja. Në pamje duket momenti i rëndë kur goditet çiklisti i cili gjeti vdekjen e menjëhershme.

Por pak çaste para se të goditej çiklisti, rrugën e ka kaluar para karburantit dhe Valbona Ndreu me dy vajzat e saj. Për herë të fundit para se të goditeshin nga makina e Rezina Kolecit, Ndreu kalon rrugën me dy vajzat e saj. Në dorën e djathtë ajo mban vajzën Esmeralda Ndreu e cila gjeti vdekjen në aksident dhe në të majtë 6-vjeçarin E.N e cila fatmirësisht i shpëtoi vdekjes. /Shqiptarja.com

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *