Pas martesën së bujshme, Richard Gere në moshën 69-vjeçare baba për herë të dytë

Richard Gere do të bëhet baba për herë të dytë në moshën 69-vjeçare. Pas martesës së tretë me Alejandra Silva-n dy muaj më parë mediat spanjolle shkruajnë se se çifti do të bëhen prindër.

Bashkëshortja 33 vjet më e re e aktorit sipas mediave spanjolle është shtatzënë. Ky është fëmija i dytë për Gere, pasi ai ka edhe një djalë 18 vjeç nga martesa me aktoren Carey Lowell.

 

Ndërkohë çifti nuk ka dhënë asnjë reagim në lidhje me këtë lajm, as e kanë konfirmuar as kanë thënë të kundërtën. 35-vjeçarja Alejandra Silva është një sipërmarrëse e njohur dhe gjithashtu merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, një fushë kjo ku punon krah për krah me bashkëshortin e saj.

Dhe ka qenë pikërisht kjo gjë që e ka forcuar më shumë marrëdhënien e tyre. Pas martesës Alejandran, 69-vjecari në një intervistë për revistën “Hello” ka deklaruar se ndihet mashkulli më i lumtur në botë.

“Unë jam njeriu më i lumtur në univers. E si mund të mos jem? Jam martuar me një grua të bukur, të zgjuar, të ndjeshme, të përkushtuar për të ndihmuar njerëzit, e qeshur, e durueshme, e cila di të falë, që është një kuzhiniere e mrekullueshme”, deklaroi 68-vjeçari dy muaj më parë.

Richard Gere është njohur me Silvën në vitin 2014, në Itali. Ai ka qenë i martuar më parë me Cindy Crawford (1991-1995) dhe Carey Lowell (2002-2016).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *