KPK e konfirmoi në detyrë më 1 gusht, ONM kërkon shkarkimin e gjyqtarit Gentian Medja

OMN kërkoi sot shkarkimin e gjyqtarit Gentian Medja, ndonëse u konfirmua nga KPK më 1 gusht

KONFIRMIMI NGA KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar ditën e sotme seancën dëgjimore të Gentjan Medjas, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë, Tiranë. Trupa gjykuese përbëhet nga Roland Alia, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.
Në seancë gjyqtari Medja ka zgjedhur të jetë vetë i pranishëm pa praninë e avokatit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar ditën e sotme seancën dëgjimore të Gentjan Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë, Tiranë. Trupa gjykuese përbëhet nga Roland Alia, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.
Në seancë gjyqtari Medja ka zgjedhur të jetë vetë i pranishëm pa praninë e avokatit.
Sipas raportit të ILDKP-së, gjyqtari ka sjellë raporte saktësie, pa fshehje dhe deklarime të rrema.
Edhe pas hetimit të pavaruar të KPK-së, rezulton se nuk ka pasuri të paluajtshme të padeklaruara dhe pasaktësi në llogaritë bankare.
Si pasuri të tij, Medja ka deklaruar një autoveturë tip Benz blerë në vitin 2009 me vlerë 250 mijë lekë të kursyera nga paga për të cilat s’ka dyshime; kursime familjare me vlerë 1.4 milion dhe likujditete me burime të ligjshme. Aktualisht gjyqtari jeton me qera në Tiranë.
Në emër të prindërve të tij është një apartament në Shkodër me sipërfaqe 65 m2 për të cilin gjithashtu nuk ka dyshime, dhe 144 aksione në një shoqëri cigaresh që nuk sjell asnjë të ardhur.
Përsa i përket hetimeve për figurën, DSIK raporton se është i përshtatshëm pasi nuk janë gjetur lidhje të dyshimta. Por sa i përket aftësimit profesional, gjyqtari nuk ka respektuar afatet ligjore të çështjeve, i mungojnë procesverbalet dhe ka parregullsi në njoftimin e palëve.
Parregullsi, të cilat Medja i ka justifikuar me faktin që Gjykata Administrative që në momentin kur u krijua u përball me fluks të lartë dhe për t’i kryer të gjitha proceset ishte fizikisht e pamundur.
Në fund gjyqtari ka kërkuar rikonfirmimin e tij në detyrë, ndërsa seanca për dhënien e vendimit është vendimit është lënë me 1 gusht në orën 9:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *