Koncerti në Turqi, Dua Lipa listë me kërkesa për hotelin. Ja çfarë do diva shqiptare

Këngëtarja shqiptare nga Prishtina Dua Lipa do të mbajë një koncert më 14 gusht në Antalia të Turqisë, një koncert i cili po pritet me shumë interes në këtë vend pasi është i pari që këngëtarja mban në Turqi.

Ajo që bie në sy sipas gazetës turke “Vaziyet” janë kërkesat e divës shqiptare me famë botërore ku bien në sy ato për higjienën. Edhe pse do të jetë në një prej hoteleve më luksoze të Belekut, 23-vjeçarja ka kërkuar 50 peshqirë duarsh dhe 50 peshqirë dushi si dhe rimodelim të plotë të të gjithë dhomës.

Një tjetër kërkesë është mjalti Manuka i freskët, vendosja e pasqyrave në të gjitha dhomat, lulet e freskëta dhe uji me arrë kokosi të cilën ajo e përdor në çdo moment të ditës. Koncerti do të jetë një dhurate për fansat turq të këngëtares shqiptare të cilët në fund do të marrin edhe nga një filxhan me fotografinë e saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *