Debati për kufirin, mesazhi i qartë i SHBA: Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë vetë zgjidhjen

Pas debatit që ka pushtuar këto ditë mbarë opinion publik, por edhe politikën kosovare dhe atë serbe për çështjen e kufirit, vjen një reagim nga Ambasada amerikane në Beograd.

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott pohoi se Kosova dhe Serbia duhet të propozojnë vetë zgjidhje për marrëveshjen përfundimtare mes tyre. Në një intervistë për Blicin serb, Scott u shpreh i gatshëm që SHBA të ndihmojë për marrëveshjen.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për stabilitetin e rajonit. Normalizimi do të hapte rrugë për të dyja vendet për anëtarësim në BE. SHBA-ja mbështet fuqishëm bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Është koha që shtetet të jenë krijuese dhe fleksibil. Ata duhet të propozojnë një zgjidhje. SHBA-ja është e përgatitur të dëgjojë dhe të ndihmojë këto negociata”, deklaroi Kyle Scott.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *