Debati për kufijtë Kosovë-Serbi, Berisha nxjerr dokumentin: Ja nga erdhi termi ‘korrigjim të kufijve’

Ish kryeministri Sali Berisha i ka qëndruar sërish sot deklaratave të tij se termi “korrigjim kufijsh” midis Kosovës dhe Serbisë, është thjesht produkt i kuzhinës së Beogradit! Në një postim në facebook, Berisha ka ndarë me ndjekësit, një dokument ku sipas tij flitet jo per ndarje apo coptim të territorit te Kosoves por per korrigjim te kufijve midis Serbise dhe Kosoves si dhe per marreveshje win-win midis ketyre dy vendeve. Sipas ketij dokumenti:
1- “korrigjimi” i kufijve, term qe perdor sot Beogradi dhe argatet e tij ne Prishtine, nenkupton as me shume dhe as me pak se sa ti kalojne Republikes se Serbise kater komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.
2- Kjo, sipas kuzhines se Beogrdit do te ishte nje marrveshje win-win, pra qe do te fitonin te dy palet.
3- Ne firmosjen e kesaj marreveshje duhet te jete Edi Rama! Mendoj se ky dokument nxjerr lakuriq argatet e Beogradit qe perpiqen te mashtrojne shqiptaret me spekullime semantike te pregatitura ne kuzhinen e kryeqendres se Serbise dhe te servirura ne takime obskure te argateve te saj shqipfoles albanofob.
Ketu me poshte, per cilindo qe ka interes, keni ne anglisht dokumentin e think tankut te Aleksander Vuçiç! Sb
Linku i shperndare nga ish-kryeministri Berisha: https://www.ceas-serbia.org/images/2018/CEAS_Study_-West_Side_Story.pdf

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *