Max Allegri ka pranuar se ai është ndier i “nderuar” pasi që “klubi më i madh në botë” RealMadrid ishte interesuar për të po ka insistuar se “ka bërë vendimin” e duhur që të rri në Juventus.
“I thashë jo Real Madridit sepse i kisha dhënë besën presidentit”, ka thënë ai për Stile Mese.
“Kështu, respekti i imë maksimal për Juventusin dhe fjala e dhënë ishin arsyeja se pse e refuzova thirrjen nga Real Madridi, klubit më të madh në botë që e ka ëndërr ta drejtoi çdo trajner”.
“Do të isha hipokrit nëse do të thosha se nuk u ndjeva i nderuar nga konsiderata e tyre, por jam absolutisht i bindur që kam marrë vendimin e duhur”.