Zv/ministri i Drejtësisë flet për gjyqtarët e mbetur në vetting: Shumë shpejt nis faza ndëshkimore

TIRANË – Ministria e Drejtësisë i kërkon Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marrë masa ndaj gjyqatres Erila Cela, e cila me vendimin e saj liroi nga burgu një person me precedentë penalë. Në një konferencë për mediat zëvendës ministri i Drejtësisë, Toni Gogu tha se do të kërkojnë nga KLD masë deri në shkarkimin e gjyqtares Cela.

“Erila Cela nuk e ka për herë të parë, ajo ka qenë subjekt inspektimi i KLD. Sot Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar inspektoriatit të KLD të nisë hetimin për veprimin e gjyqtares në lidhje me rastin. Do e ndjekim deri në fund cështjen dhe do të propozojmë para KLD masat deri në shkarkimin e gjyqtares”- u shpreh ai.

Në vijim zv/ministri Gogu u ndal edhe në gjyqtarët e mbetur në sitën e vettingut.

Vetingu që po zbulon pasuri të paimagjinueshme me shkelje ligjore të panumërta duhet të pastrojë llumin në togën e zezë. Ata gjyqtarë që mendojnë se do ja hedhin duke ikur nga sistemi, por jo, pas vetingut është radha e ndëshkimeve për të gjithë, se nuk është pastrimi i llumit, por garantues i një sistemi që të bëjë drejtësi Shumë shpejt do të nisë faza e dytë ndëshkimore. Siç mendohej se kupola në drejtësi nuk do të shembej kjo gjë po ndodh.

Siç deklarova Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë të gjitha vendimet për çdo vendim të marrë haptazi në kundërshtim me ligjin.”- përfundoi zv.ministri i drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *