Shqyejnë derën dhe vjedhin kishën në Divjakë

Vjedhjeve të shumta e të ndryshme, nuk i kanë shpëtuar as objektet e kultit. Më e fundit vjedhje e tillë ka ndodhur në një fshat të Divjakës. Hajdutët kanë shqyer derën dhe kanë marrë nga kisha, disa sende.

Ende Policia Vendore nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të mundshëm të kësaj vjedhje.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 05. 08. 2018, shtetasi N. K., vjeç 61, banues në fshatin Xeng, mirëmbajtës kishe, ka bërë kallëzim se i kanë prishur derën e Kishës, si dhe i kanë marrë disa sende. Punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *