Mbrojtësi i krahut të majtë të Realit të Madridit, duket se kërkon të ndjekë shokun e tij Cristiano Ronaldo te Juventusi.
Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, lojtari i ka kërkuar agjentit të tij ti thotë Juventusit që të fillojë tratativat me Realin e Madridit.
Megjithatë çdo lëvizje varet nga Alex Sanro. Nëse bashkëkombësi i Marselos do të transferohet në Francë, atëherë hapet rruga për një transferim të tillë.
Shanset që kjo të ndodhë nuk janë të vogla, pasi klubi francez është gati të bëjë një ofertë prej 40-50 milionë eurosh për të bindur Juventusin që ta lëshojë mbrojtësin.
Në këtë mënyrë Marcelo mund ta zëvendësojë, duke u ribashkuar sërish me Ronaldon, me të cilin ka marrëdhënia mjaft të mira.