Aksidenti i mëngjesit të sotëm solli plagosjen e 3 personave. Automjeti tip kamionçinë doli nga rruga dhe ra në humnerë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koman. Ndërkohë që është bërë dhe idenfikimi i personave të plagosur. Sipas policisë, tre të plagosurit janë punonjës të HEC-it, nga Tirana.
Informacion Paraprak i Policisë së Shkodrës:
Në aksin rrugor Shkoder-Koman, ka dalë nga rruga një automjet tip kamionçinë.
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit K. Sh. , I. Sh. dhe A. L. banues në Tiranë, të cilët kanë qenë duke shkuar në punë, pasi janë punonjës të HEC.
Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të një kthese të fortë.
Të dëmtuarit po transportohen me helikopter për në Spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.