Gati për tu njohur me fisin! I dashuri i Dua Lipës arrin në Prishtinë

Lexo edhe:

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka arritur në Prishtinë para pak minutash. Ajo do të jetë ylli i festivalit Sunny Hill që ka mbledhur këngëtarë të njohur shqiptarë dhe do zgjasë tre ditë.

Përvec familjes, Dua ka vendosur që në këtë udhëtim të marrë edhe dashurinë e jetës së saj. Ajo dhe Isaac Carew kanë shijuar një drekë në avionin privat para se të arrijnë në vendlindjen e familjes së Duas. Tani duhet të përgatitet për tu njohur me të afërmit shqiptarë të së dashurës.

“Takim i këndshëm për drekë në qiell. Prishtinë, jemi këtu”, shkruajti ajo në Instagram. Sunny Hill nis më datën 10 gusht dhe përfundon më 12 gusht.

Në festivalin e organizuar nga babi i këngëtares, Dukagjin Lipa do të jenë edhe këngëtarë të tjerë me famë botërore si reperi Action Bronson dhe DJ Martin Garrix.

 

Lajme të lidhura

Para