Pjetër Ndrecaj ishte personi i cili i mori jetën ish-gruas së tij dhe vajzës 9 vjeç duke i qëlluar me kallashnikov. Vrasja e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmë në Brekoc të Gjakovës nuk ka të qartë ende motivet. Sipas mediave kosovare ashtu siç raportuam më parë, Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë konfirmoi se krimin makabër e kishte kryer Pjetër Ndrecaj.
Por kush ishte Pjetër Ndrecaj?
Burri që vrau ish-gruan dhe vajzën ishte i fiksuar pas armëve dhe purove. Pjetër Ndrecaj kreu një krim të dyfishtë, mirëpo në profilin e tij në “Facebook” ai ka të postuar një sërë fotosh, të cilat tregojnë se ai ka qënë i tërhequr nga armë / pushkë automatike.
Sipas raportimeve nga “indeksonline”, Nrecaj ishte në shtëpinë e prindërve të gruas së tij, me të cilën ishte në proces të shkurorëzimit.
Gruaja, tashmë e ndjerë ishte me shtetësi të Shqipërisë, por jetonte në Kosovë me familje që nga paslufta. Çifti kishin 6 fëmijë së bashku.