E mposhti në finalen e Botërorit, ja çfarë ndodhi në takimin e parë Rakitiç-Umtiti pas pushimeve

Ivan Rakitiç është një lojtar jetik në skuadrën e Barcelonës, jo vetëm për shkak të punës së tij në fushën e blertë, por edhe sepse është njëri prej atyre që konsolidon frymën dhe harmoninë e grupit në dhomat e zhveshjes.

Të hënën, mesfushori kroat u bashkua me Samuel Umtiti.

Të dy nuk ishin parë që nga finalja e Kupës së Botës në Rusi, ku Kroacia humbi 4-2 ndaj Francës.

Nën urdhërat e Ernesto Valverde, ata tashmë i kryejnë ushtrimet fizike si një çift, por sot, mesfushori kroat i është referuar impulsit që mbanin gati një muaj më parë.

Rakitiç ka postuar një mesazh të bukur për Umtiti, me një fotografi, në të cilën ai shfaqet me francezin gjatë seancës stërvitore me katalanasit:

“Umtiti është këtu! Ne bëjmë paqe… Urime përsëri dhe tani, së bashku për më shumë, vëlla! Forca Barça”. Umtiti nuk mori shumë kohë për t’iu përgjigjur kroatit, po ashtu me të njëjtin ton: “Hahaha! Faleminderit vëlla…, natyrisht, tani së bashku për më shumë”.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *