Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është regjistruar nga Policia e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në aksin Fllakë – Qerret, ku 82-vjeçari ishte duke lëvizur në këmbë, kur u aksidenta për vdekje nga pëprlasja e një mjeti.
Policia prangosi autorin.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës – Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L. B., vjeç 51, banues në fshatin Qerret, pasi në rrugën Fllakë – Qerret, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin (këmbësor) H. H., vjeç 82, banues në Katundi i Ri, i cili ndëroi jetë në spital. Neni 290/3 i Kodit Penal.