4 arsye përse duhet të konsumoni vezë më shpesh

Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun. Vezët ofrojnë rreth 6 gramë proteinë të një cilësie të lartë.

Proteinat konsiderohen si një nga ushqyesit më përmbushës për shëndetin e njeriut dhe gjysma e sasisë së proteinave gjendet tek e verdha e vezës.

Prandaj ka disa arsye pse duhet të konsumoni më shumë vezë:

1.Vezët frenojnë urinë

Një mëngjes i pasur me vezë e mban nën fre urinë për kohë më të gjatë se ushqimet e tjera me bazë drithi. Disa studime thonë se njerëzit që hanë vezë në mëngjes ndihen më të ngopur dhe hanë më pak në drekë.

2.Vezët mbrojnë shëndetin e syve

Vezët janë të pasura me luteinë, një pigment që është kryesisht i përqendruar tek retina e syrit. Luteina i mbron sytë nga dëmtime të ndryshme si pasojë e plakjes, por edhe nga dëmet e dritës blu që emetohet nga celularët, tabletët dhe laptopët.

Ky lloj ndriçimi besohet të jetë kontribues në shfaqjen e kancerit, mbipeshës dhe sëmundjes së syve.

3.Vezët nuk bllokojnë enët e gjakut

Për vite me rradhë, vezët janë  akuzuar për dëmtime ndaj shëndetit sepse vezët besohej të rrisnin nivelin e kolesterolit dhe bashkë me të, rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Tani, shkencëtarët besojnë se vezët nuk janë të rrezikshme për enët e gjakut dhe nuk i bllokojnë ato.

4.Mbrojnë masën muskulare

Njeriu nis të humbë masë muskulare që pas moshës 30 vjecare. Masa muskulare nis të bjerë me 5 përqind për çdo dhjetë vjet.

Humbja e saj e bën njeriun të ndihet i plogësht dhe rrit shanset e frakturave. Aktiviteti fizik, veçanërisht ai i fokusuar tek forca dhe qëndresa ju ndihmojnë të ruani masën muskulare.

Vezët dhe proteinat që ato ofrojnë ushqejnë muskujt  dhe i mbrojnë ato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *