VIDEO/ Qeveria Rama vodhi 3.7 miliardë euro

Deputeti Agron Shehaj dhe Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike Lealba Pelinku kanë mbajtur një deklaratë për mediat nga selia blu. Në qendër të deklaratës së tyre ka qenë aferat korruptive sipas tyre të qeverisë Rama.Ata sjellin në vemendje koncesionet e dhëna në disa vende nga qeveria të cilat në shumicën e rasteve janë të korruptuara.

Sipas Shehaj, PPT-të janë skema të qarta korruptive e thekson faktin se vjedhja që po i bëhet popullit është kriminale. Deputeti Shehaj duke citon dhe raportin e KLSH-ja, ku deklarohet se ‘3.7 miliardë euro janë vjedhur nga qeveria e Edi Ramës.

Sipas Pelinkut, kompanitë e lidhura me politikën janë ato që nuk lejojnë konkurrencën, dhe këtë ajo e fakton duke përmendur dhe raportin e departamentit amerikan të shtetit. Ajo liston disa nga shoqëritë koncesionare të cilat kundrejt ligjit vazhdojnë të kenë krahët e ngrohta nga qeveria.Disa nga kontratat koncesionare me vlerën më të lartë i marrin ministrat e qeverisë ose oligarkët rreth tyre.

Rasti më flagrant të cilit ata i referohen janë inceneratorët e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit, ku ministri Ahmetaj nepermjet ish punonjësit te tij Klodian Zoto krijon një shoqëri dhe qeveria lidh 3 kontratat të incenerimit të mbetjeve me vlerë 178 milion euro. Partia demokratike liston shkeljen e ligjit nga lidhja e këtyre tre kontratave.

Gjithashtu ajo kërkon të rishikohet ligji për koncesionet dhe të anullohen ato koncesione korruptive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *