Policia merr përsipër dhe bën rolin e zëdhënëses së PS-së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut mesazhin e një “qytetare dixhitale”, ku denoncohet kryetari i PS në Elbasan, për lagjen “Visarion Xhuvani”, Durim Koçin. Sipas nënës nga Elbasani, Koçi i ka rrëmbyer vajzën, dhe bashkë me dy shoqet e saj ka përfunduar prostitutë në Gjermani.

Denoncuesja i shkruan Berishës se pavarësisht faktit që ka denoncuar këtë rast në polici, pasi vajza rezulton e zhdukur prej 8 muajsh, nuk i është dhënë asnjë përgjigje.

Lidhur me këto akuza, ende nuk ka një reagim nga PS, qoftë edhe për marrjen e ndonjë mase formale ndaj Durim Koçit, apo edhe qoftë për ta marrë atë në mbrojtje.

Në rastet e tjera të ngjashme, të mëparshme kur kryebashkiakë e deputetë të PS-së, Elvis Rroshi, Mark Frroku, Arben Ndoka, Armando Prenga, etj, janë akuzuar për të tilla akuza kaq të rënda, PS “i ka dalë për zot” vetë, duke i mbrojtur ata deri në ditën kur nuk kishte cfarë tu bënte.

Përkundër kësaj pritshmërie, në lidhje me denoncimin e Sali Berishës në rrjetet sociale për kreun e PS të lagjes “Visarion Xhuvani” në Elbasan, Durim Koçi, çuditërisht ka reaguar policia. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, policia konfirmon dhe deklaron se është bërë një denoncim nga e ëma e vajzës.

“Materialet janë kaluar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme”, është “përgjigja” e Policisë.

Për Elvis Rroshin, Mark Frrokun, Arben Ndokën, Armando Prengën, etj., nuk mbahet mend ndonjë rast që Policia, apo ndonjë strukturë tjetër varësie e qeverisë, ti ketë marrë në mbrojtje.

Rasti, ndryshon sot, me “rilindësin” më të fundit të Elbasanit, Durim Koçit, avokatinë e të cilit, e ka marrë përsipër ta bëjë Policia e Elbasanit. Por edhe këtë avokati, e ka bërë gabim…, duke e kanalizuar politikisht, me “përgjigjen” që i jepte Sali Berishës, kur këtë përgjigje, prej kohësh e kishte kërkuar, por asnjëherë nuk e kishte marrë, e ëma e vajzës së rrëmbyer e trafikuar prej “rilindësit” socialist.

Postimi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

“Kryetari i PS ne Elbasan, trafikant prostitucioni! Lexoni letrën e një nene qe narkokryetari i ka e rrëmbyer vajzën. sb

Doktor ju përshëndes! Uroj të jeni mirë e të kaloni qetë pushimet familjarisht! Një nënë nga Elbasani me dha një letër për ju. Letrën po jua dërgoj me foto, ndërsa teksti i saj është si më poshtë:

I Nderuar Zoti Berisha duke qenë se je zëri i fuqishëm doja të denoncoja DURIM KOÇIN, KRYETARI I PS-së për lagjen Visarion Xhuvani Elbasan. Unë që po ju shkruaj jam një nënë që prej 8 muajsh ky maskara ka marrë vajzën time bashkë me dy shoqet e saj për prostituta në Gjermani. Kam denoncuar dhe në Policinë e Elbasanit por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Ju lutem Z. Berisha publikojeni këtë por anonim të lutem. Ky ka dhe një lokal i cili quhet ATLAS në të cilin shpërndahet drogë dhe aty kam parë shumë djem të cilët pinë hashash dhe shpërndajnë. Jam me shpresa që vajza ime të kthehet në shtëpi bashkë me shoqet e saj dhe ky bastard meriton burgun”. SYRI.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *