Izraeli ndërton mur në det për izolimin e Gazës: Do mbrohemi nga sulmet terroriste/ VIDEO

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka lëshuar imazhet e para të një muri detar që po ndërton rreth Rripit të Gazës, duke izoluar më tej territorin palestinez.

Fotografitë e postuara në faqen e internetit të Ministrisë dhe xhirimet e një droni të publikuara në kanalin e saj në YouTube të dielën tregojnë automjete ndërtimi që punojnë për zgjerimin e murit dhe ndërtimin e një ure.

Izraeli thotë se pengesa ka për qëllim parandalimin e sulmeve terroriste nga Gaza.

Ministri i Mbrojtjes Avigdor Lieberman shkroi: “Ne po vazhdojmë punën intensive për të ndërtuar pengesa të tokës dhe detit rreth Gazës. Hamasi po humbet aftësinë për të sulmuar Izraelin çdo ditë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *