VIDEO/ 17 të arrestuar, durrsakët nuk përmbahen në fundjavë

Nuk janë përmbajtur farë durrsakët gjatë fundjavës. 17 prej tyre janë arrestuar nga policia, 670 janë gjobitur, ndërsa 51 patentat janë pezulluar.

Ky është rezultati i kontrolleve policore gjatë fundjavës vetëm në Durrës.


Njoftimi i Policisë së Durrësit:

Janë kryer kontrolle për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pa leje drejtimi dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Vetëm në fundjavë si rezultat i kontrolleve në të gjithë akset rrugore të qytetit të Durrësit janë arrestuar në flagrancë 17 shtetas, 5 prej të cilëve për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 shtetas duke drejtuat motorçikletat pa leje drejtimi.

Janë vendosur 670 masa administrative për shkelje të ndryshme dhe pezulluar 51 leje drejtimi.

janë ndëshkuar 105 drejtues mjetesh për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

janë ndëshkuar 162 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar;

janë ndëshkuar 56 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Gjatë fundjavës nga ana e Specialistëve të Qarkullimit Rrugor është mundësuar menaxhimi i trafikut rrugor për shkak të rritjes së fluksit të pushuesve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *