Këshilli i qytetit italian të San Piero Patti në Siçili, mori vendimin që shtëpitë e braktisura të shiten me një çmim prej 1 euro, në mënyrë që të tërheqë banorët në këtë vend malor të braktisur.
Për shkak të emigrimit të madh dhe plakjes, kjo qytezë ka humbur një pjesë të madhe të popullsisë, e cila është arsyeja pse autoritetet duhet të marrin masa urgjente për ta shpëtuar atë nga zhdukja.
Mirëpo të gjithë ata që zgjedhin për të blerë një shtëpi, duhet të respektojnë kriteret e përcaktuara nga autoritetet, ku të përdorin gur, drurë dhe terrakotë në çatitë tradicionale, nëse është e mundur, për të punësuar gurgdhendësit lokalë. Jeta në këtë vend mund të jetë interesante për shkak edhe të një plazhi që ndodhet 15 minuta larg.