Paralajmërimet për autonomi nga Kosova, KFOR: Kjo është situata e fundit në Veri

KFOR-i thotë se po kryen detyrat normalisht në veri, sado që ditëve të fundit është raportuar për një prezencë më të shtuar të trupave paqruajtese në këtë pjesë të Kosovës.

Zëvendësshefi i Zyrës së Çështjeve Publike të KFOR-it, Giuseppe Prete, i ka thënë portalit Koha.net se gjendja në veri të Kosovës është e qetë dhe se ata po kryejnë detyrat që i përcakton rezoluta 1244 e OKB-së.

“KFOR-i po vazhdon të kryejë detyrat e saj normale edhe sot në këtë zonë, meqë ne kemi edhe aktivitete të tjera në mbarë Kosovën. Aktivitetet tona kryhen në pajtim me Rezolutën 1244. Gjendja në veri, si në të gjithë Kosovën është e qetë”, ka thënë Prete.

Ai ka thënë se edhe Policia e Kosovës është në veri, teksa ka çmuar bashkëpunimin e mirë me këtë dhe të gjitha institucionet e tjera të sigurisë në Kosovë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *