Miqësi terroristësh: Djali i Bin Landen martohet me vajzën e sulmuesit të 11 Shtatorit

Djali i Osama bin Laden është martuar me vajzën e Mohammed Atta, i cili njihet si rrëmbyesi kryesor i avionëve në sulmet terroriste të 11 shtatorit. Hamza bin Laden, 29 vjeç u kurorëzua me vajzën në një ceremoni islame në Afganistan.

Emri i nuses nuk është zbuluar, por besohet të jetë shtetase egjiptian në në fund të adoleshencës ose në fillim të 20-ave. Hamza thuhet të jetë numri dy në organziatën al-Kaida, ndërkohë që lideri aktual është Ayman al-Zaëahiri.

Familjarët e Bin Ladenit kanë deklaruar se Hamza kishte për qëllim hakmarrjen e vdekjes së babait të tij, i cili u vra në një sulm para 7 vitesh.

Prej dy vitesh, agjencitë e inteligjencës amerikane janë në kërkim të Hamza bin Laden, por vendndodhja e tij nuk dihet, por mendohet se është brenda territorit të Afganistanit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here