Maurizio Sarri: Ross Barkley një lojtar i dobishëm për Chelsea

Pas stuhisë del dielli dhe historia mund të përsëritet me mesfushorin anglez të Chelsea, Ross Barkley. 24 vjeçari i cili u transferua tek “blutë” në janarin e këtij viti nga skuadra e Evertonit është kthyer në një pikë kyçe në mesfushën e Chelsea dhe pritet që të përdoret shumë nga trajneri i ri i londinezëve, Maurizio Sarri.

“Në humbjen ndaj Cityt kishte vend dhe për vëzhgime të lojtarëve që kam në organikë. Barkley ishte i mirë fizikisht, por mendoj se duhet të përmirësohet në fazën mbrojtëse. Jorginho, Cesc Fabregas dhe Ross të gjithë së bashku por unë mendoj se ai do të jetë një lojtar shumë i dobishëm për ne “.-deklaroi Sarri.

Barkley bëri vetëm dy paraqitje në Premier League gjatë tërë sezonit të kaluar, duke u aktivizuar në 131 minuta gjithsej.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *