“Ku të prehem? A më ofron Shqipëria azil?” Letra që i dërgoi Ali Podrimja Dritëro Agollit

Vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli ka postuar në rrjetet sociale një letër që Ali Podrimja i kishte nisur dikur të atit të saj. Shkrimtari Podrimja shprehte shqetësimin e tij në lidhje me vendlindjen. Letra daton që në vitin 2003.

Postimi i plotë

“ E, unë ku të prehem ?” – një shpirt i shqetësuar poeti atdhedashës , sa herë duhet ta ketë përsëritur këtë pyetje . E kur Kombi është në duart e bajraktarëve , pyetja është e thekshme, e dhimbshme. Me kë mund të ndante këtë shqetësim i madhi Ali Podrimja, përveçse me të ngjashmin dhe “vëllain” e tij poet dhe atdhetar, Dritëroin .

LETRA E PODRIMJES

I dashur Dritëro, Ç’të bëj? Në veri ma grabisin Kosovën sërbët, në jug maqedonët, në Perêndim malazezët…

Vendlindja e Azem Shkrelit nuk është më nën jurisprudencën e Kosovës, po të Malit të Zi , ndërsa varri i Fahredin Gungës gjendet nën jurisprudencën e Serbisë …

E, unë ku të prehem ? Shqipëria, mund të më ofrojë azil? Kam rënë në hall me bajraktarët e kombit . Nuk di ç’të bëj ?…

Të qafon yt vëlla,

Ali Podrimja

26 shkurt 2003 , Ulpianë


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *